Është bërë hapja solemne e kompanisë “EM Corporation” që në kuadër të saj do të operojnë njësitë EM expresspost, EM expressmall, EM Cargo customs agency.

Hapja solemne e kompanisë është bërë në Merdare, mirëpo shërbimet postare, shërbime doganore, dyqan online, si dhe shërbime të tjera që ndërlidhen me veprimtarinë e këtyre njësive ofrojnë në të gjitha terminalet e Kosovës.

Ardiana Boçaj, përfaqësuese e kompanisë “EM Corporation”, tha se të gjitha këto njësi apo filiale janë të ndërlidhura që nga fillimi që të plotësojnë dhe përmbushin kërkesat dhe nevojat e klientëve.

“Është zgjedhur pikërisht pika në Merdare, edhe pse kjo kompani është e shtrirë në të gjitha terminalet e Kosovës. Mirëpo kemi zgjedhur Merdaren pasi që një ndër pikat kryesore e cila është si një urë-lidhës me të gjithë vendet e Evropës. Posta do të veprojë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, në vende të tjera të rajonit dhe Evropës. Gjithashtu edhe dyqani online EM expressmall do të ofrojë mundësinë që secili individ apo klient, pa marrë parasysh se në cilin vend jeton, përmes një klikimi të thjesht të bëjë blerjen të produktit që dëshiron të ketë në vendin e tij në mënyrë të shpejt dhe të sigurt”, tha Boçaj.

Boçaj theksoi se shpesh herë klientët ballafaqohen me vështirësi sa i përket procedurave doganore kur kanë porosi me sasi më të madhe të produkteve, mirëpo siç tha ajo, duke pasur parasysh se kjo kompani EMC Corporation ka filialin e saj EM Cargo që do të mundësoj që secili individ do të ketë një proces sa më të shpejtë të procedurave doganore me një pako të shërbimeve.

Sipas saj, edhe agjencioni doganor EM Cargo do të ofrojë shërbime për të gjitha bizneset importuesve dhe eksportuese në Kosovë dhe më gjerë.

“EM Cargo do të jetë për të përfunduar të gjitha procedurat doganore atëherë kur do të ketë porosi në sasi më të mëdha, mirëpo ashtu sikur posta EM Express, gjithashtu edhe agjencioni EM Cargo nuk do të jenë vetëm në shërbim të vetëm atyre klientëve që bëjnë porosi në dyqanin elektronik mirëpo ashtu siç ka qenë edhe më herët do të vazhdojë të ofrojë shërbimet për të gjithë bizneset dhe importuesit e eksportuesit e interesuar, të cilat sjellin mallra në Kosovës, si dhe ata që dëshirojë të dërgojnë mallrat e tyre t’i dërgojnë në vendet e tjera të Evropës dhe pa dyshim që kjo do të bëhet përmes postës EM express”, tha Boçaj.

Përfaqësuesja e kësaj kompanie tha se biznesi apo platforma elektronike posta dhe EM express mall do të jetë në funksion për klientët e saj brenda 48 orësh.

“Biznesi EM Corporation me njësitë e saj do të jetë në dispozicion të klientëve të saj më se largu brenda 48 orësh. Pse pikërisht më 7 mars? Pikërisht më 7 mars për shkak se themeluesit e kësaj kompanie janë persona të cilët në gjithë jetën e tyre kanë punuar në mësimdhënie dhe me të gjithë ato të ardhura janë investuar në hapje të këtij biznesi”, tha Boçaj.

Themeluesit e këtij biznesi nuk janë rishtazi në veprimtari biznesore, pasi që familja themeluese e kësaj kompanie është në fushën e biznesit për më shumë se një dekadë dhe kanë njohuri dhe kompetenca profesionale.